Kurti uron Talat Xhaferin, ja çka pret

Estimated read time 2 min read

Kryeministri Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uron të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.

“Ish-kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”.

“Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z. Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like