Kurti tregon çfarë biseduan me Ramën dhe Taravarin!

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shkruar për takimin e djeshëm në Shkup me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Kurti thotë se në rrugën euro-atlantike, shqiptarët duhet të jenë krah njëri-tjetrit.

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, shkruan Kurti./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like