Kurti-Stoltenbergut: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës ku po qëndron në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë s e ia ka bërë me dije Stoltenbergut se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
Gjithashtu Kurti ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke shtuar se kjo do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt.
“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like