Kurti për balotazhet: Synojmë e dëshirojmë që të fitojmë

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO. Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Advertisement

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Advertisement
Advertisement

You May Also Like