Kurti merr gati 4 mijë vota në komunat me shumicë serbe

Në nëntë komunat e fituara nga Lista Sprska, partitë shqiptare kanë marrë rezultat mjaft të dobët shikuar në përgjithësi. Sidoqoftë, Vetëvendosje ka qenë bindshëm e para.
Në Shtërpce, VV i ka fituar 858 vota e në Novo Bërdë plot 893.
Ndërkohë që në Leposaviq, VV-ja i ka marrë 113 vota, për dallim nga PDK-ja që i ka fituar 64, AAK-ja 7 dhe LDK-ja 6.
VV në fakt ka fituar çdo komunë tjetër, si Zveçanin [106 vota], Zubin Potokun [209], Ranillukun [16], Parteshin [4], e Kllokotin [357]. Nuk ka të dhëna për Mitrovicën e Veriut (815]
Numri i përgjithshëm në nëntë komuna me shumicë serbe për Vetëvendosjen ishte 3764, ndërsa numri i përgjithshëm i partive shqiptare AAK, PDK e LDK ishte 2865 vota.Lista Srpska pretendon se ka fituar të dhjetë ulëset e rezervuara duke mos iu lënë asnjë të vetme partive të tjera./Syri

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like