Kurti: S’ka shanse për Republikë Srpska në Kosovë

Estimated read time 4 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për implementimin e marrëveshjeve, por në të kundërtën është e angazhuar për eskalim.

Kurti ka thënë se nevojitet më shumë presion mbi shtetin serb, i cili siç u shpreh Kurti, por e shfrytëzon dialogun, për të forcuar aparatin e tyre policor dhe ushtarak, të cilin e përdorin kundër Republikës së Kosovës.

“Marrëveshja për të cilën jemi pajtuar më 27 shkurt dhe pastaj për aneksin e zbatimit më 18 mars, por Serbia refuzoi ta nënshkruajë është njohje de facto e Kosovës. Sidoqoftë, përderisa Serbia refuzon të nënshkruajë pavarësisht se është pajtuar me tekstin, ata nuk janë të angazhuar për implementimin dhe në të kundërtën janë të angazhuar për eskalim. Nuk mendoj se marrëveshja ka vdekur, por kemi nevojë për më shumë presion mbi regjimin autokratik të Serbisë,
e cila nuk i përmbahet asaj që ata janë pajtuar dhe e shfrytëzon dialogun si dhe përdorin dialogun për të forcuar aparatin e tyre policor dhe ushtarak, të cilin e përdorin kundër Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti.

Kurti në një intervistë për median austriake, TV Thek, tha se nuk ka shansa për Republikë Serbe në Kosovë, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

Ai shtoi se Vuçiq dëshiron të mos e njohë kurrë Kosovën por të fitojë një “shtet mbi shtet” për ta bërë shtetin tonë disfunksional.

Kryeministri tha se është i gatshëm të diskutojë për gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën.

“Marrëveshja që paraardhësit e mi e kanë bërë dhjetë vjet më parë dhe pastaj përsëri, 8 vjet më parë nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse shkelte frymën dhe shpirtin e Kushtetutës sonë. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës, 8 nga tridhjetë e tetë komunat janë me shumicë serbe, falë diskriminimit pozitiv që buron nga pakoja e Ahtisaarit dhe kemi 10 vende të rezervuara nga 120 ulëse në Parlamentin, por serbët po e bojkotojnë me urdhërat e Serbisë. Ne jemi shumë gjeneroz me komunitetin serb në Kosovë. Unë jam kryeministri i tyre, dua t’i mbroj të drejtat e tyre. Ne kemi qenë të diskriminuar për një kohë të gjatë, dhe nuk mendojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Ata duhet të jetojnë në Kosovë por jo Republikë Srpska si në Bosnjë, nuk ka shanse në Kosovë dhe pikërisht ky është qëllimi i Beogradit zyrtar

Advertisement

Unë kam ofruar të shkruaj draft statutin për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Kushtetueses, qëndrimet SHBA-së se ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, nuk duhet të jetë një pushtet i tretë, por presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për këtë. Ai bazikisht dëshiron të mos e njohë kurrë Kosovën por të fitojë një “shtet mbi shtet” për ta bërë shtetin tonë disfunksional. Këtë unë nuk mund ta pranoj. Unë kam thënë në takime se unë nuk mund të ofroj kafe pa filxhan. Nëse ata insistojnë një kafe pa filxhan, gjithçka që mund të bëj është të tregoj filxhanin bosh.

Por, gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën dhe me vlerat dhe modelet e BE-së jam i gatshëm për të ofruar. Asociacioni duhet të ketë një kornizë ligjore demokratike dhe kjo është Republika demokratike e Kosovës”, u shpreh Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like