Kurti i përgjigjet Prokurorisë Speciale: Jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

Kurti i përgjigjet Prokurorisë Speciale: Jam i hapur të dëshmoj në Kryeministri

Kryeministri Albin Kurti tha se ka vullnet e interesim që të japë deklaratën e tij si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, por se nuk mund të merret përditë me këtë çështje.

Në një konferencë për media, Kurti tha se ai ka ofruar disa orare se kur mund të jep dëshminë.

“Ekziston komunikimi ndërmjet Kryeministrisë dhe Prokurorisë edhe t’u them të drejtën nuk mund të merrem paradite, masdite, përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur do të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, i gatshëm, i vullnetshëm e interesuar që në Kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por, meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën e ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri, e di edhe vetë Prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare se kur kjo do mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar e jo duke deklaruar mbi dëshminë, e cila nuk po ndodh”, tha Kurti./21Media

Advertisement

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *