• 27-09-2021

Kurti: Do t’i marrim 65 deputetë në këto zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 deputetë, por shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.

Kurti i bëri këto komente në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, ku fillimisht foli për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me LDK-në, e në të njëjtën kohë lavdëroi Vjosa Osmanin.

“Këmbëngulja e LDK-së për ta marrë atë pozitë lidhje në fakt jo me kryetarin e Kuvendit sa me presidentin. Sot do ta kishim pasur ushtrues të detyrës së presidentit dhe kjo e tmerronte gardën e vjetër. Fati ynë i mirë dhe i gjithë Kosovës, që edhe ajo që e zëvendësoj Glaukun nuk ishte servile por dinjitoze dhe konsistente në qëndrimet e saj. E kam fjalën për Vjosa Osmanin e cila i përket atij grupi njerëzit në LDK që vendosën jo të pajtohen me mua por të mbajnë fjalën që ua dhanë votuesve të tyre në zgjedhjet e 2019-ës“, tha Kurti.

Ai foli edhe për qeverisjen katër mujore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se me një kabinet më të vogël çdo vit do të kursenin 2.8 milionë, vetëm si kabinet.

Ndërsa, shtoi se kanë shkarkuar edhe bordet e ndërmarrjeve publike, gjë që nuk i pengojë kundërshtarët e tyre.

“Bordet e reja filluar menjëherë rigjallërimin e ndërmarrjeve por kjo gjë i shqetësoi kapësit të shtetit, të cilët prej vitesh i trajtonin ato ndërmarrje publike si lopë private, duke i mjel fshehurazi më rrallë e haptazi gjithnjë e më shpesh “, tha Kurti.

Read Previous

E trishtë/ Ndërron jetë rekordmeni shqiptar i notit në Amerikë

Read Next

Largohen pesë asamblistë nga LDK-ja, shkojnë me Vjosa Osmanin

%d bloggers like this: