Kumanovë, përurohen lokalet e rinovuara të FSPIMV

Estimated read time 1 min read

Drejtori i Fondit dhe Sigurimit Pensional Invalidor të RMV, Arsim Hasani me bashkëpunëtorë dhe deputetin e zonës Elmi Aziri, sot morrën pjesë në përurimin e lokaleve të rinovuara në njësinë e Fondit dhe Sigurimit Invalidor Pensional në Kumanovë, raporton Televizioni Festa. Bëhet fjalë për aktivitet që nuk ishte bërë dekada me radhë. Me rinovimin e lokaleve janë përmirësuar dukshëm kushtet për punë. Gjithashtu janë siguruar edhe paisje për punë si dhe mobile dhe enterier tjetër i domosdoshëm.Ky investim kap shumën e 12 milionë denarë mjete këto të Fondit.

Advertisement

Përpos në Kumanovë, drejtori Arsim Hasani na njohtoi se investime të ngjashme janë bërë edhe në njësinë në Ohër dhe Shtëpinë e pensionistëve në Shkup.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like