Kryetari i Komunës më largoi nga puna me vendim pas 15 vite përvojë!

Une Rasim Murati bashke me dy shqiptare para 15 viteve kur u formua Komuna e Butelit kemi qene shqiptaret e pare te punesuar ne Komunen Butel. Per 12 vite nuk kam patur asnje problem, perkundrazi kam kaluar shume mire dhe kemi punuar sebashku per te miren e komunes.

Pas 15 viteve pune te vlefshme, te premten me dt 13 nentor, kryetari i komunes Velimir Smilevski me perjashtoi nga puna dhe me la ne rruge me nje femije te vogel dhe familje.Une jam i pari i punesuar shqiptar ne komune qe perjashtohem me vendim pune. Velimir Smilevski gjithnje thoshte se nuk do te shikoj kush eshte shqiptar, maqedon, serb apo boshnjak por ja qe mua me perzuri si shqiptar per shkak te mendimit te kundert politik. Ne komune ka edhe te tjere qe jane me mendime te ndryshme politike, por ai asnje nuk largoi pervec meje. Me perzuri mua si nje shqiptar qe nuk e perkrah LSDM.

Advertisement

Jane mbi dhjetera te punesuar ne komune qe nuk e dine se ku gjendet komuna,por ai mua ne vendimin per perjashtim, me ka thene qe nuk i permbush detyrimet si i punesuar. Turp dhe haram i qofte buka qe e ha se mua me familje tani po me le ne rruge. Une do ti shfrytezoj te gjitha mundesite juridike dhe do vendos perpara drejtesise kete veprim te nje njeriu te pandergjegjshem qe shitet si njeri i mire por ne realitet eshte nje i njeri i poshter/News33

Advertisement
Advertisement

You May Also Like