I nderuari Shaqir ef. Fetahu, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Më 18 nëntor 2020, në Shkup, në përbërje të anëtarëve të Rijasetit, jam i njoftuar se jeni zgjedhur Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë se Veriut.
Kam besim të plotë se, ashtu siç keni qenë të suksesshëm gjatë detyrës në Muftininë e Gostivarit, edhe detyrën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, detyrë shumë me vlerë dhe përgjegjësi, që e keni fituar me votat e shumicës së anëtarëve të Rijasetit, do ta kryeni me sukses.
Marrëdhëniet mes dy institucioneve kanë qenë në baza miqësore, të sinqerta dhe vëllazërore. Besoj se bashkëpunimi ynë, ashtu siç ka qenë në të kaluarën, do të vazhdojë duke u zhvilluar dhe shpreh time që të jemi së bashku në një afat sa më të shkurtë kohor.
Advertisement
Me këtë rast, ju uroj zgjedhjen tuaj në një detyrë kaq të rëndësishme dhe të lartë; Juve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj që janë të lidhur me Kryesinë e Bashkësisë Islame!
Ju dëshirojmë sukses duke lutur të Lartëmadhëruarin që zgjedhja juaj të jetë e hajrit, duke filluar nga vëllezërit muslimanë të Maqedonisë së Veriut, botës islame dhe njerëzimit në përgjithësi!
Me selame të përzemërta dhe dashuri!”
Prof. Dr. Ali Erbash
Republika e Turqisë,
Kryetar i Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET)
Advertisement
Advertisement