Sot bëhen 7 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën politikanit të njohur të Partisë Demokratrike Sokol Olldashi. Ai u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.
Pas 7 vitesh, nëna e Sokol Olldashit shkruan se ndjen dhimbje pafund për të birin. “Të kam përditë në kujtime” shkruan Kozeta Mamaqi për të birin e ndjerë.
“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.
Advertisement
Advertisement
Advertisement