Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbështet protestat në Kumanovë

Protestat e paralajmëruara kundër vendimit për burgosjen e babait dhe axhës së Almir Aliut, që do të mbahen ditën e hënë (22.02.2021) para Gjykatës Themelore të Kumanovës, përveç që janë e drejtë demokratike dhe revoltë qytetare ndaj vendimeve të padrejta dhe etnocentrike të kësaj gjykate, janë edhe dëshmi e fuqishme se ky shtet është i kapur dhe drejtësia vazhdon t’u shërbejë qarqeve albanofobe…
Duke i dhënë mbështetje kësaj proteste, dëshiroj t’i inkurajoj kumanovarët dhe të gjithë qytetarët e tjerë që mos të nënshtrohen ndaj padrejtësive, pavarësisht se nga kush vijnë, ndërsa pjesëmarrësit e saj i lus të kenë kujdes ndaj shëndetit, por edhe ndaj provokimeve eventuale
Ne të gjithë jemi Almir Aliu, andaj nuk do të heshtim para padrejtësive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like