Kryeministri Kurti merr pjesë në varrimin e 18-vjeçares

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit të 18-vjeçares M.O., që u vra dy ditë më parë në banesën e partnerit të saj në Ferizaj.

Për vrasjen e saj, Kurti ka reaguar edhe mbrëmë me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Mes të tjerash kryeministri ka thënë se Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur.

“Një 18 vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në aksident trafiku apo konflikt lufte. Jeta e saj u shua dhunshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur”, është shprehur Kurti ndër të tjera. Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like