Kosovë ,shoqërohen në polici katër të dyshuar nga Prishtina

Estimated read time 1 min read

E detyruan të hyjë me forcë në veturë, e rrahën dhe pastaj e lëshuan – shoqërohen në polici katër të dyshuar nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “privim i kundërligjshëm i lirisë” që ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinës.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën më 4 shkurt rreth orës 17:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar”, thuhet në raport

Advertisement

Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like