Konkursi për 1117 infermierë, Mexhiti: Përfundimi i procedurës, para zgjedhjeve

Estimated read time 1 min read

Numri i punësimeve të reja në sferën e shëndetësisë do të jetë 1117 persona. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se tashmë ka përfunduar procedura e aplikimeve nga ana e shtëpive të shëndetit dhe janë dorëzuar tek Ministria e Shëndetësisë. Ai njoftoi se në vijim duhet të merret pëlqimi i Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor. Pret që e gjithë procedura e punësimeve të përfundojë para se të shpallen zgjedhjet.“Punojmë pa ndalur që ajo të bëhet realitet para se të shpallen zgjedhjet. A do të ketë lëshime, po, sepse ligji lejon që të gjithë të mund të paraqiten në konkurs, nuk është i mjaftueshëm ky numër, por prapë se prapë luftuam, ne e dimë se me marrëveshje në vepër janë mbi 2000 persona, por të zbusim tani pak dhe të amortizojmë, por nuk nënkupton se ne do të ndalojmë këtu”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like