Konjufca e mbështet Kurtin se pa sanksione s’ka dialog: Po përgatitemi për sulme të mundshme

Estimated read time 2 min read

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është i të njëjtit mendim me kryeministrin Albin Kurti, se pa u sanksionuar Serbia për sulmin e 24 shtatorit nuk ka dialog me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje ai tha shkurt “mendoj që është qëndrim plotësisht i arsyeshëm”. Konjufca shtoi se nuk e di pse është thirrur takimi i së enjtes në Bruksel, duke shtuar se Kosova nuk ka kohë që të dëgjojë premtimet e kota të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.Madje tha se institucionet Republikë si dhe Policia e Kosovës po përgatiten për sulme të ardhshme të mundshme.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Advertisement

Përderisa për planin “modern”, për Asociacionin ai pohoi se në shikim sipërfaqësor është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours