Kompania e njohur vendon çipin e parë në trurin e njeriut

Estimated read time 2 min read

Kompania e Musk ka implantuar me sukses një çip në trurin e njeriut

Ajo qe flitej me vite si konspiracion behet edhe realiter.
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj wireless në trurin e njeriut për herë të parë. “Rezultatet fillestare tregojnë impulse nervore premtuese dhe pacienti po shërohet mirë”, tha Musk.

Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe të ndihmojë në zgjidhjen e kushteve komplekse neurologjike. Një numër i kompanive konkurruese kanë instaluar tashmë pajisje të ngjashme, raporton BBC.

Në maj, kompania e Musk mori lejen nga FDA për të testuar çipin te njerëzit, një kthesë e madhe. Kjo dha dritën jeshile për fillimin e hulumtimit gjashtëvjeçar. Pacientët që marrin pjesë në studim do të kenë një çip kirurgjikal të implantuar në pjesën e trurit që kontrollon synimin për të lëvizur. Çipi, i cili do të instalohet nga roboti, më pas do të regjistrojë dhe dërgojë sinjale truri në aplikacion, me qëllimin fillestar “të mundësojë njerëzit të kontrollojnë kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm mendimet e tyre”, tha Neuralink.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like