Asnje femije nuk eshte i lenduqr ne aksidentin qe ndodhi ne afersi te qytetit te Librazhdit. Ky eshte lajmi i mire qe transmetojne mediat shqiptare, pas aksidentit te autobusit i cili tranaportonte femije nga Gostivari per festen e Pavaresise ne Vlore dhe Tirane.
Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.
Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.
Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.