Kimete Berisha: Shefqet Krasniqi është më keq se pijaneci, po dehet pa raki

Estimated read time 2 min read

Opinionistja Kimete Berisha, shkruan për imamin Shefqet Krasniqi se ‘po dehet, pa pirë raki’.

Ky shkrim i saj, vjen pas deklaratave të hoxhës për këngëtaren Shkurte Fejza.

Berisha shkruan:

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

Kam kujtuar se është i mençur.
Edhe më keq se pijaneci, Shefqet Krasniqi po dehet, pa pirë raki.

Nuk e kisha besuar se bëhet me mendt e një gazetareje sherr-budallaqe.

– Nuk është e moralshme t’i analizosh gratë e huaja, ose edhe mund t’i analizosh gratë e huaja sipas preferencave t’ua, ama tek pasi që publikisht ia zbulon të metat shoqes tënde.

Jetën tënde ta mbash sekret e në anën tjetër të përndjekësh gra të huaja që i urren veç pse të pëlqejnë, s’është mirë…

– Hoxha e ka kërcënuar Shkurte Fejzën ‘me vdekje’.

Se kur i thua dikujt ‘nuk e ke vdekjen larg’, është kërcënim, po çka është…

Shefqet Krasniqi gjithmonë sillet sikur e ka privatizuar botën tjetër dhe drejtësinë hyjnore,

thuajse ahireti është OJQ e tij,

e grave që nuk i janë nënshtruar thirrjes së tij për të shkuar pas tij në xhenet..

si pronar i ahiretit, ua jep këtë mesazh:

– Hajt, se t’kallzoj unë ty sa të zë në atë dynjanë tjetër, e sheh ti…

Advertisement

(Imami ka shije të hollë, i pëlqen gratë e forta, si unë për shembull, ama mua aman mos më ngacmoni se jam tejet romantike)

– Imami dhe TV duhet të kërkojnë falje publike, Shkurta është e madhe dhe duhet t’iua fal.

Video duhet të zhduket.

– Paramendojeni sikur një imam i njohur të thotë për ju publikisht se nuk e keni vdekjen larg.

Është diçka sugjestive në këtë ‘parashikim’, diçka e frikshme dhe misterioze!

– Si do të ndjeheshit ju?

Si ndjehen ata që janë në

prag të vdekjes?

Çfarë duhet të mendojnë prindërit për fëmijët e tyre që vdesin…

Sipas imamit, vdekja është hakmarrje e Zotit, a çka është!

Pse ti flet pa pushim kur e di se fjala e tepërt është mëkat!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like