KGJK-ja paralajmëron masa disiplinore pas publikimit të përgjimeve

Estimated read time 1 min read

Pas publikimit të disa audio-incizimeve që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë, ka reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Përmes një komunikate për media, KGJK-ja ka thënë se janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e bisedave telefonike në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i Këshillit Gjyqësor.

“Me përgjegjësitë ligjore që ka ky Këshill, do të vazhdojmë të përcjellim situatën dhe do të veprojmë sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGJK-së”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.
Në këto përgjime, të publikuara nga portali “Shqip.com”, përmendet edhe anëtari i KGJK-së, gjykatësi Driton Muharremi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka dalë në një konferencë për media lidhur me këto audio-incizime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like