Këto janë shtetet që i janë shtuar listës së karantinës në Zvicër

Kushdo që hyn në Zvicër nga një zonë rreziku duhet të jetë në gjendje të tregojë një test PCR. Kjo vlen duke filluar nga 8 shkurti, edhe nëse hyrja bëhet përmes rrugës tokësore.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka azhurnuar listën e saj të karantinës më 1 shkurt 2021. Sipas saj, kushdo që hyn në Zvicër nga një zonë rreziku duhet të jetë në gjendje të tregojë një test PCR. Kjo vlen duke filluar nga 8 shkurti, edhe nëse hyrja bëhet përmes rrugës tokësore. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Pas hyrjes në Zvicër, ata duhet të hyjnë në karantinë 10-ditore. Karantina mund të ndërpritet nga dita e shtatë nëse ndërkohë personi ka test negativ.

Ka përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë.
Nga ana tjetër kushdo që mbërrin në Zvciër me aeroplan (edhe ata nga vendet jashtë zonave të rrezikut) duhet të jetë gjithmonë në gjendje të tregojë testin negativ PCR.

Advertisement

Lista e karantinës nga 1 shkurti 2021

Në Gjermani: Landi i Saksonisë dhe ai i Turingenit
Në Francë: Rajoni Provence-Alpes-Cote d’Azur
Itali: Rajonet: Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Veneto
Austri: Landi i Salzburgut

Vendet e reja në listë janë: Estonia, Letonia, Izraeli, Libani, Malta, Monako, Portugalia, Sllovakia, Qiproja, Spanja, përcjell albinfo.ch.

Lista me të gjitha shtetet
Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako
Mali i Zi, Mbretëria e Holandës, Panama, Portugalia, San Marino, Suedia
Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Republika Çeke, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qipro

Advertisement
Advertisement

You May Also Like