Kërcënon Greqia: Dera e Shqipërisë për në BE do të jetë e mbyllur, derisa…..!

Estimated read time 3 min read

Kryeministri Edi Rama zgjodhi “kundërshtarin” e gabuar për të treguar forcën dhe mospërputhjen e tij me çështjen Beleri, pasi Athina në çdo mënyrë i përcolli Brukselit se për sa kohë ai nuk njihet si kryetar, dera e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të mbetet e mbyllur, shkruan Protothema.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri shqiptar, duke iu referuar gjyqësorit të “pavarur” shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse “bie i gjithë Këshilli Europian” dhe gjykata. SPAK hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak ndërsa pritet vijimi i gjyqit.

Sekuestrimi i pronave greke me pretekstin e zhvillimit turistik të Himarës e çojnë në këtë përballje frontale me Greqinë.
Në Bashkimin Evropian klima është negative për rastin Belerit. Procesi nisi me vendime thjesht politike duke ditur se perspektiva e integrimit të plotë të këtyre vendeve do të shtyhet për një të ardhme të parashikueshme. Megjithatë, në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, duke shprehur rezervë në letrën dërguar Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit.
Athina, pranoi të dërgonte letrën për t’i dhënë mundësinë qeverisë shqiptare të bënte një hap përpara dhe t’i jepte fund ngërçit. Athina nuk kërkoi asgjë më shumë se t’i jepte leje Belerit që të mund të bënte betimin dhe të njihej rezultati i zgjedhjeve. Një mundësi që zoti Rama nuk e shfrytëzoi.

Athina, megjithatë ka deklaruar se kjo ishte lëvizja e fundit dhe tani e tutje ajo nuk do të japë pëlqimin për fazat e ardhshme të procesit që janë miratimi i një raporti në pritje dhe thirrja e një Konference Ndërqeveritare të cilat miratohen unanimisht për ta sjellë Shqipërinë në fazën e hapjes së fondeve të anëtarësimit. Athina kujton se edhe nëse Shqipëria arrin në këtë pikë, atëherë do të ketë 37 veto për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. Edi Rama, i inkurajuar nga qëndrimi i evropianëve që e konsiderojnë çështjen e Belerit si një çështje dypalëshe, beson se Greqia do të tërhiqet ndaj presionit të partnerëve të saj. Megjithatë, për Athinën, tani çështja Beleri, është një çështje që ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke por edhe me besueshmërinë dhe prestigjin në rajonin e Ballkanit. Dhe kjo është arsyeja pse bllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë është një rrugë njëkahëshe./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like