“K’cimi i Tropojës” nga sot do të jetë nën mbrojtjen e UNECO-s, pranohet si vlerë e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit

“K’cimi i Tropojës” nga sot do të jetë nën mbrojtjen e UNECO-s, pranohet si vlerë e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit

Vallja e Tropojës, apo me emrin e saj origjinal “K’cimi i Tropojës” nga sot e tutje do të jetë nën mbrojtjes e UNESCO-s pasi është pranuar si vlerë e trashëgimisë jo materiale të njerëzimit, transmeton TV21.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili vlerëson se njohja e kësaj valleje, do të përçojë ritmet, emocionet e identitetit kombëtar shqiptar në nivel botëror si një thesar kulturor.

Njoftimi i Gonxhes:

“Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare! 🇦🇱✨

“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!🤩🥳

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Advertisement

Një trashëgimi që përçon ritmet, emocionet dhe identitetin tonë kombëtar, tashmë të njohur në nivel global si një thesar kulturor. 🌟

Një tjetër hap drejt lartësimit të vlerave kombëtare duke na bërë dhe me krenarë për vendin tonë! 🇦🇱❤

#MEKI #KCimiITropojës #UNESCO #TrashëgimiKulturore #KrenariKombëtare #Tropoja #ShqipëriaNëUNESCO

Advertisement
Advertisement