Katër persona të dyshuar për sulmin në Moskë, 3 prej tyre pranuan fajin

Estimated read time 1 min read

Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të cilët i akuzon për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës dhe vrasjen e së paku 137 njerëzve më 22 mars. Një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj. Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarave dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit. Tre prej tyre e pranuan fajin për të gjitha akuzat, sipas gjykatës. Të dyshuarve iu ofruan përkthyes pasi mbërritën në sallën e gjyqit të përgjakur dhe me fytyrë të ënjtur. Hetuesit e cituan nevojën për ta ruajtur fshehtësinë e hetimeve dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe të afërmve kur kërkuan që seanca dëgjimore të mbahej me dyer të mbyllura. Katër të akuzuarit janë në mesin e 11 njerëzve që autoritetet ruse thanë se i arrestuan në lidhje me sulmin. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like