Kasami nga Zhelina: Ne nuk gjuajmë me armë, por “plasim” para qytetarëve projektet dhe sukseset tona

Estimated read time 1 min read
    Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Zhelina ka thënë se Lëvizja Besa nuk është në pushtet për t’i frikësuar oponentët politik.

    “Nuk jemi në pushtet për t’i frikësuar oponentët tanë politik. Unë këtu po edhe ju, sot jeni me këmisha sepse ne nuk gjuajmë me armë, jemi të sigurte, por i tregojmë se si Blerim S ejdiu i ka mbajtur e i ka realizuar premtimet. Kemi kandidatët më të përgatitur se të gjithë partitë tjera. Me punët e Blerimit lavdërohet dhe fotografohet edhe Teuta Arifi”, tha Kasami

    Advertisement

    Ai u shpreh i bindur se me mbështetjen e qytetarëve dhe besimin e tyre, Sejdiu e fiton edhe një mandat.
    “Jemi këtu që të kërkojmë përkrahje për Blerimin dhe për Tetovën. Pyesni, si mundet të fitoj Tetova nga Blerimi. Ju them, ashtu siç fitoi kur me projektet e Blerimit u zgjodhën disa probleme në Tetovë”, deklaroi Kasami që shtoi se koha është që t’i largojmë mbeturinat politike po edhe mbeturinat tjera që i la BDI-ja.

    Advertisement
    Advertisement

You May Also Like