Kapen kinezë dhe turq duke punuar në të zezë, gjoba dhe dëbim nga Maqedonia e Veriut

Estimated read time 1 min read

Kapen kinezë dhe turq duke punuar në të zezë, gjoba dhe dëbim nga Maqedonia e Veriut
MPB njoftoi se pesë punëtorë të huaj janë ndaluar në qytezën e Demir Kapisë në juglindje të vendit, ku punonin në kantier ndërtimi, por pa leje pune.

Ata janë gjobitur nga 200 euro dhe duhet të largohen nga vendi për shtatë ditë.

Sipas policisë ata janë kapur më datë 04.06.2024 në orën 12:30, derisa po kryheshin kontrolle në një kantier ndërtimi në fshatin Dren të Demir Kapisë.

Advertisement

Ndaj shtetasve turq dhe kinezë është parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa Gjykata Themelore e Negotinës ka shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe masë për kthim vullnetar në afat prej shtatë ditësh.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like