Kan ceri ia merr jetën Kryeministrit

Advertisement

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Hamed Bakayoko, ndërroi jetë nga kan*ceri në Gjermani, njoftoi Presidenti Alassane Ouattara në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Disa ditë më parë, qarkullonin zërat për vde*kjen e tij, ndërsa ai u transferua në Gjermani më 6 mars për trajtim të mëtejshëm, ndërkohë ai kishte qenë më parë në Francë më 18 shkurt për të njëjtën arsye.
Bakayoko, 56-vjeç, ka qenë pjesë e qeverisë së Bregut të Fildishtë për një kohë të gjatë, veçanërisht si ministër i brendshëm dhe i sigurisë, ministër i mbrojtjes dhe gjithashtu shërbeu si kryetar i bashkisë.
Ai ka qenë kryeministri i vendit që nga korriku i vitit 2020. Sipas Ouattara, ai i shërbeu vendit të tij “me përkushtim dhe vetëmohim”. “Ai ishte një burrë shteti i shkëlqyeshëm, model për rininë tonë, personalitet me zemërgjerësi të madhe dhe besnikëri shembullore”, shtoi presidenti Ouattara./AA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like