• 27-10-2021

“Ka ardhur koha ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”/ Meta: Bashkë do ia dalim që të rikthejmë shpresën

eksa gjendej për homazhe tek “Ushtari i Panjohur”, me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se të gjithë bashkë do ia dalim që të rikthejmë shpresën në ringritjen shumë më të fortë të vendit tonë.

“Një mirënjohje shkon për popullin e Tiranës që u bë njësh me çlirimtarët; fëmijëve, grave e të moshuarve që ndërronin barrikada natën që çlirimtarët të përparonin gjatë ditës. Në këtë ditë të rëndësishme është e rëndësishme që të ulemi me nderim, por të punojmë për të çuar amanetet e tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike, një vend ku shqiptarët të jetojnë të lumtur, që i jep fund shpopullimin nga ky vend që gjaku është derdhur lumë brez pas brezi. Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se tani që Shqipëria mos e humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit, me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, ka ardhur koha jo thjesht ta duam por që ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Unë besoj se të gjithë bashkë do ia dalim që të rikthejmë shpresën në ringritjen shumë më të fortë të vendit tonë”, tha Meta.

Read Previous

“Po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar”, çfarë shkruante mjeku pak ditë para se COVID-19 t’i merrte jetën

Read Next

Vjosa Osmani: Joe Biden e di vuajtjen tonë…

%d bloggers like this: