Jashari: S’i kemi kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave askujt

Estimated read time 2 min read

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt, Jashari thotë se e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve.

“Kështu bashkëpunimin dhe përkrahjen vazhdoj ta kërkoj vetëm nga qytetarët, nga sovrani që vendos për fatin e komunës sonë për 4 vitet e ardhshme.”

“Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai thoë se për asnjë çmim apo rezultat nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë që të kandidojë si i nominuar nga ndonjë parti politike.

Advertisement

“Me 17 tetor do të dëshmojmë që Skenderaj është i bashkuar dhe vizionar për të ardhmen tonë, në jetësim të idealit të dëshmorëve e heronjve për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Jashari, përcjellë Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot nga gara për të parin e Skenderajt është tërhequr ish kandidati i VV-së për këtë post, Hysni Mehani.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like