Breaking News :

nothing found
11-06-2023

Ja sa vaksina do të marr Maqedonia përmes Kovaksit

Advertisement

Iniciativa e KB-së, Kovaks planifikon në gjysmën e parë të vitit të shpërndajë 337.2 milionë doza të vaksinave kundër Kovid-19 , kryesisht në vendet në zhvillim.

Kjo do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar gati 169 milionë njerëz me të dyja dozat, ose pothuajse tre për qind të popullsisë në 145 vendet pjesëmarrëse në iniciativë.

Kovaks pret të shpërndajë 336 milionë doza vaksinash të zhvilluara nga AstraZeneka dhe Oksford në dy tremujorët e parë, shumica të prodhuara në Indi. Në tremujorin e parë priten shtesë 1.2 milionë nga vaksina e Fajzer dhe Biontek. Sipas Ann Lindstrand të OBSH-së, dërgesat mund të fillojnë në fund të shkurtit.

Kovaks do t’i mbulojë shpenzimet për furnizimin e vaksinave për 92 vende të varfra, ndërsa të tjerët do t’i marrin me çmime të përballueshme. Vendet do të marrin doza në proporcion me numrin e popullsisë së tyre.

Më së shumti do të marrë India (97.2 milionë) më pas Pakistani (17.2 milionë), Nigeria (16 milionë), Indonezia (13.7 milionë), Bangladeshi (12.8 milionë), Brazili (10.6 milionë), Kenia (4.2 milionë), Sudani ( 3.4 milionë), Jemeni (2.3 milionë) dhe Siria (1.02 milionë).

Midis vendeve në rajon, Serbia do të marrë më së shumti – 345.600 doza, më pas Bosnja e Hercegovina – 177.000, Shqipëria – 141.600, Maqedonia e Veriut- 103.200, Kosova 100.800 dhe Mali i Zi 84.000 doza të vaksinave. (Zhurnal.mk)

Advertisement

Read Previous

Studimi: Vaksina AstraZeneca mund të frenojë transmetimin e coronavirusit

Read Next

Dimitrov mbetet zv.kryeministër, Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj tij