Ja nga cila datë do të lejohet për të vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë lajmin e madh për të gjithë familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.Donlon e cila ishte pjesë e seancës së tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Pjetër Shala, bëri të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndalurit, njofton Klankosova.tv.“Në konsultime me mjekun e objektit të paraburgimit jemi duke hequr disa nga kufizimet ndaj COVID-19 që kemi dhe synimi ynë është që nga 15 korriku të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit këtu”, tha administratorja.Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluari vetëm nëpërmjet videolidhjes./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like