Ja kur e jep “Lajmin e Madh” BDI-ja!

Estimated read time 2 min read

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

“Të enjten me fillim në ora 11:00, Ali Ahmeti përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në faqen e tij në rrjetin social Facebook do t’u drejtohet qytetarëve për të shpalosur lajmin e madh”. Njoftimi vjen nga BDI-ja dhe s`do mend se do të bëhet publike kandidati i kësaj partie për president të vendit.

Në lojë për këtë kandidaturë ishte edhe vet Ali Ahmeti, por bashkëpartiakët e tij thanë se ai nuk “lufton” për funksione por për misione. Në sipërfaqe doli edhe emri i Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, I cili në Klan Maqedoni deklaroi se fjalën e fundit do ta kenë organet partiake. Përmendet edhe Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Ndërkaq, tashmë dihet kandidatura e Arben Taravarit që mbështetet nga opozita shqiptare.

Sot, Kryetari i “Levicës” Dimitar Apasievi dhe Profesorja Biljana Vankovska zyrtarisht dorëzuan nismën për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2024.

Ndërkohë, shpallja publike për paraqitjen e kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së, përfundon sot pasdite. Nëpër media kanë qarkulluar kandidatë jozyrtar sikurse Profesorja Gordana Siljanovska Davkova dhe Profesori Aleksandar Spasenovski. Nga VMRO-DPMNE thonë se më Konventën partiake të 2 marsit do të promovohet kandidati i tyre presidencial.

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nuk bëri publike nëse këtë javë do të publikohet kandidati presidencial. Ai ka përsëritur se Kongresi ku bëhet publike kandidati I LSDM-së do të mbahet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.

KSHZ-ja njoftoi se të premten më 23 shkurt nis afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe deputetë, që do të zgjasë deri më 8 mars. /tvklan.mk/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like