Ja kur dhe ku do të varoset babai i Kadri Veselit

Estimated read time 1 min read

Babai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Fazli Veseli do të varroset sot në orën 19:00.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes facebook-ut, ku kanë treguar se babai i Veselit do të varroset në vendlindjen e tij, në Broboniq të Mitrovicës.

“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 94 vjeçare, ndërroi jetë babi, gjyshi ynë Fazli Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 19:00, në vendlindjen e tij, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!”, është shkruar në postimin e familjes Veseli.

Advertisement

Sot në moshën 94 vjeçare ka vdekur babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli. Familjen Veseli e kanë ngushëlluar krerë të lartë politikë e institucionalë. Ndërkohë që, ish-kryeparlamentari gjendet në Hagë dhe nuk dihet se a do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait./21Media

Advertisement
Advertisement

You May Also Like