• 04-08-2021

Ish kryeministri Berluskoni rrëfen përvojën me korona: Një e keqe që nuk ia uroj askujt

“Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të korona gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë“.

Kështu e nis rrëfimin e përvojës së korona ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, përpara intervistës që do të transmetohet nesër në “Maurizio Costanzo Show”.

“Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan”, shprehet Berluskoni.

Ai u bën thirrje të gjithë të infektuarve që të mos frikësohen, sepse sado e keqe që është kjo sëmundje, mund të mposhtet.

“Kjo është thirrja që unë u bëj të infektuarve, mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet “.

Read Previous

12 vjedhje të rënda në Tetovë, të dyshuar pesë persona

Read Next

Rama: Nëse na jepni mandatin e tretë, brenda 2021 do të kemi furnizim 24 orë me ujë

%d bloggers like this: