Ish-ambasadori amerikan: Kam frikë nga konfliktet e reja në Ballkan

Estimated read time 2 min read

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari, shprehu frikën se mund të ketë konflikte të reja në Ballkan, duke pasur parasysh se, siç thotë ai, “asnjë problem në vendet e Ballkanit nuk është zgjidhur”, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se në vitet ’90, ky vend (Kroacia) ishte vendi kryesor në botë në të cilin u përqëndruan udhëheqësit tanë. Sot, nuk është kështu dhe nuk besoj se ato vende mund t’i zgjidhin çështjet që i shqetësojnë. Ndjenjat nga të gjitha anët janë aq të pashpresa sa nuk shoh zgjidhje”, theksoi Montgomery si mysafir në Radio Televizionin Kroat, HRT.

Ai gjithashtu theksoi se beson se Bashkimi Evropian nuk ofron ndihmë dhe mbështetje për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Unë mendoj se njerëzit këtu janë disi prapa në pikëpamjen e tyre për vendet e tjera evropiane. Ne nuk duhet të harrojmë se Gjermania dhe Franca ishin në luftë me shekuj dhe u ndalën vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të ndodhë edhe me këtë rajon. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se kjo do të kërkojë kryesisht ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse ky rajon nuk mund të ketë sukses i vetëm. Ai ka nevojë për mbështetjen e plotë të Perëndimit, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së që këto ndryshime të ndodhin në kohë”, u shpreh Montgomery.

Advertisement

Ish-diplomati foli gjerësisht për luftën në Vietnam, e cila është një nga temat që gjeti vend në librin e tij, pastaj për NATO-n dhe Titon. Ai thotë se situata aktuale në Shtetet e Bashkuara nuk është e mirë.

“Unë nuk mund të jem diplomat sot sepse nuk besoj më se mënyra amerikane është domosdoshmërisht e drejtë dhe se sistemi ynë demokratik është i duhuri për botën”, tha Montgomery, duke shtuar se tani ka dy Amerika që janë pothuajse të ndarë në dy gjysma.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like