Isa Mustafa: Të gjenden dhe dënohen vrasësit e Tahir Zemajt

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemaj, Eniz Zemaj dhe Hasan Zemaj.

Në 18 vjetorin e vrasje së tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se me 4 janar të viti 2003 Kosova u trondit nga këto vrasje.

Ai shprehet se Tahir Zemaj ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar e i përgatitur për taktika lufte.

“Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan. Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës. Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, shkroi Mustafa.

Advertisement

Kryetari i LDK-së thotë edhe pas 18 vjetësh nuk dihet asgjë për vrasjen, derisa kërkon që kriminelët të dënohen.

“Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”, thuhet në shkrimin e tij të postuar në llogarinë e Facebook-ut të partisë së tij.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like