Aksidenti i merr jetën në moshën 23 vjeçare futbollistit të Bilbaos

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e klubit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division.

Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Advertisement

“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, shkruan në Twitter klubi iberik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like