Investues të mundshëm për Kodrën e Diellit nga Katari, Zvicra, Italia, Gjermania dhe Austria

Për ski qendrën në Kodrën e Diellit në lojë janë investues nga Katari, Zvicra, Italia, Gjermania dhe Austria tha kryeministri Zoran Zaev sot në Tetovë gjatë hapjes së zyrave të reja të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Këto negociata përfshijnë qëllimin dhe idenë, Kodra e Diellit së bashku me ski qendrën Brezovicë nga Kosova të jenë ofertë e përbashkët për investitorët.

“Besoj se do të gjenden investitorë seriozë për këtë potencial të madh turistik për zhvillimin e vendit. Qeveria e Kosovës, edhe pse është në gjendje krize, presim që të japin pëlqim, së bashku Kodrën e Diellit dhe Brezovicën, t’i ofrojmë për zhvillimin e investimeve në turizmin për ski”, tha Zaev.

Sipas tij, partneriteti publik-privat është më i pranueshëm nga shteti. Studimi i fizibilitetit mundëson partneritetin publik-privat dhe privatizim të plotë.

“Unë do të kisha lënë shtetin partner. Për shkak se shteti mbetet vlerë e përhershme, vendi nuk investon para dhe ka një fitim serioz. Shteti mund të ofrojë hotelet, mund të ofrojë teleferikun, vendin, mund të ofrojë koncesione, ato mund të jenë plotësisht pjesëmarrja jonë. Partneri privat të investojë para, ne do të përcaktojmë në plan biznesi, sa vlen dhe cila do të jetë përqindja për shtetin. Por, është mirë kur shteti është partner i partnerit privat dhe kjo i jep forcë dhe peshë, prandaj unë jam më shumë për partneritet publik-privat”, tha Zaev.

Advertisement

Kjo, theksoi ai, është një mundësi e shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit dimëror.

“Nëse realizohet ky projekt, turizmi dimëror për Maqedoninë tonë këtu në Kodrën e Diellit me të vërtetë do të ndryshojë imazhin e shtetit, do t’u japë qytetarëve mundësinë që kohën e lirë t’ua kushtojnë familjeve të tyre, sepse është një destinacion unik. Në Bullgari, Greqi dhe Serbi duhen disa orë nga aeroportet në ski qendra. Te ne duhen disa minuta”, tha Zaev, i cili potencoi se investimi për teleferikun me gjashtë ulëse në përgjithësi ka përfunduar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like