Infektohen disa nxënës dhe mësimdhënës në Shkup, mbyllet shkolla

Një shkollë, në territorin e Shkupit është mbyllur si pasojë e rasteve pozitive të Covid-19 në radhët e kuadrit mësimdhënës dhe nxënësve. Bëhet fjalë për shkollën fillore, “Vllado Tasevski” në Karposh, ku të infektuar janë dhjetëra mësimdhënës dhe më shumë nxënës të klasës së tretë, të cilët mësimin e kanë realizuar me prani fizike. Shkolla tashmë do të realizojë mësimin nga distanca deri në dy javët e ardhshme. Kjo është shkolla e parë që po mbyllet në këtë vit shkollor, kurse kohë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovski vlerësoi, se në shkolla gjendja është stabile dhe se protokollet anti-Covid po zbatohen./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like