Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim të bujshëm.Këtë herë, gara për çmimin e madh u ndërpre për Indrit Muratin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë ku në garë për qëndrimin ishin gjithsej tetë banorë.Gazetari dhe këngëtari, i cili hyri në shtëpi në një fazë të mëvonshme të lojës, u largua pas vendimit të publikut, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tij në reality show.Pas eliminimit, ai u prit në studio nga Ledion Liço dhe opinionistët, ku ndau mendimet e tij mbi eksperiencën në shtëpinë e BBVA4.I pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari se kë mendon si fitues të këtij edicioni, Indriti dha një përgjigje të sinqertë: “Do të doja ta fitoja Danja, por e fiton Gjesti”.Ai shpjegoi se duke qenë se hyri më vonë në shtëpi, ishte i vetëdijshëm për simpatinë e madhe që Gjesti ka nga publiku jashtë, dhe për këtë arsye beson se ai është favoriti kryesor për çmimin e madh.Pavarësisht eliminimit, Indriti u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 4 dhe falënderoi publikun për mbështetjen.
Indriti eliminohet nga gara, thotë se BBVA 4 e fiton Gjesti
Advertisement
Advertisement
Advertisement