Imami nga Tetova merr iniciativë për bashkimin e Myftinisë së Tetovës: “Me sebep të madh”!

Estimated read time 2 min read

Imami nga Tetova Nuhi Ganija, nepermjet nje postimi ne Facebook, ka treguar se ka marr iniciative per bashkimin e BFI-se se Tetoves.

Ja postimi:

Me sebep të madh.
Myftinia e Tetovës me dy myfti!
Të nderuar hoxhallarë dhe kryetarë këshillash të xhamive në Myftininë e Tetovës.
Për hirë të mbarvajtjesë dhe unitetit mbrenda Myftinisë së Tetovë po ju drejtohem me këtë kërkesë e cila sa është islame po aq është e arsyeshme dhe legjitime…
Kërkoj mbështetjen tuaj në këtë iniciativë fisnike që të thirret mexhlisi- kuvendi i Myftinisë së Tetovës, në këtë mbledhje duhet të ketë vetëm një pikë në rendin e ditë:
– Zgjedhjen e myftiut të ri të Myftinisë së Tetovës.
Duke u nisur nga fakti që Myftinia e Tetovës gjendet në një situata tejet të pa lakmueshme, zgjedhja e vetme është thirrja e mexhlisit,të cilën mbledhje duhet ta udhëheq hoxha më i moshuar, i cili është në mardhënie pune…
Të nderuar kuvendar të mexhlisit!
Fjalën e fundit në të ardhmen duhet ta thotë kuvendi…
Le të zgjidhet më meritori në mesin e hoxhallarëve.
Zoti na ndihmoftë.
Nuhi Ganija, imam në xhaminë e Gamgamit
Tetovë

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like