Mëngjesin e së dielës, derisa në sallën e fshatit Karaçevë e Epërme po mbahej e pamja për hoxhën e fshatit, imami i xhamisë, Egzon Kastrati, ka larguar nga aty fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e disa figurave tjera historike.
Banorët e kanë lajmëruar në polici, ndërkaq imami ka treguar se pse e ka bërë një veprim të tillë.
Kastrati ka deklaruar se largimi i fotografive ka qenë i përkohshëm. Ai ka thënë se në vendin ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet.