I jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellit që u vra nga bashkëshorti

Estimated read time 1 min read

Në varrezat e qytetit në Pejë, sot iu dha lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, 43 vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj.

Ukella u vra mëngjesin e djeshëm nga bashkëshorti Edmond Lajqi, i cili gjendet në masën e paraburgimit për një muaj.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë të shumtë të Pejës, përfshirë dhe kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, si dhe ministren e MINT-it, Rozeta Hajdari. Ukella la pas vetes 3 fëmijë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like