Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi.
12 autobusët e ndaluar u nisën për Kosovë dhe ndalimi i tyre u bë në shenje proteste ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.
Në mesin e të ndaluarve kishte fëmijë e pleq të cilët së fundi kishin mbetur edhe pa ushqime.
Advertisement
Gazeta10 që nga mëngjesi i ditës së sotme ka raportuar rreth kësaj situate të krijuar nga Serbia./Gazeta10
Advertisement
Advertisement