Hoxhaj në Skenderaj: Kush është UÇK e voton PDK-në

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar planin e rimëkëmbjes para qytetarëve të Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Hoxhaj kishte thënë se PDK është e vetmja parti politike që ka program dhe vizion për ta rimëkëmbur vendin.

Hoxhaj tha se Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte kombëtare të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në. Ai gjithashtu ka thënë se kush është UÇK e voton PDK-në.

“Fitorja për neve është e natyrshme, a e dini pse, sepse Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte të mëdha, dy projekte kombëtare, një projekt të madh ia ka dhënë UÇK-në dhe një projekt të dytë të madh kombëtar ia ka dhënë PDK-në. Ju e dini që këto dy projekte kombëtare lidhen me dy emra, me Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin”, tha ai.

Hoxhaj në Skenderaj tha se kush është UÇK e voton PDK-në, andaj kjo parti do të dalë e para.

“Meqë kohët e fundit po bëjnë shumë sondazhe, sondazhe të cilat blihen dhe të cilat shiten dhe meqë jemi në një tubim të tillë madhështor këtu në Skenderaj, unë po ju pyes juve dhe po e bëjmë një sondazh, kush do të fitojë?. Prandaj, ata të cilët kohët e fundit janë bërë mashtrues me certifikata, që manipulojnë sondazhe, që manipulojnë opinionin publik, ne duhet t’ju themi me 14 shkurt jo. Fitorja është e jona, fitorja është e PDK-së. Mos e lëni që dikush ta përçaj Drenicën, se kush është UÇK vota shkon për PDK-në”, tha Hoxhaj.

Advertisement

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se disa lider po i gëzohen burgosjes së çlirimtarëve.

Sipas tij ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve, nuk kanë vend në Drenicë dhe nuk kanë vota në Drenicë.

“Janë disa liderë politik që i gëzohen burgosjeve të çlirimtarëve të Kosovës, por unë mendoj që e kanë gabim shumë dhe ne ju themi atyre sot nga këtu, nga Drenica që unë dhe PDK do të dalim të parët me çdo kusht. Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë, nuk kanë vota në Drenicë. Ata që vijnë në Drenicë dhe e blindojnë me polici dhe njësi speciale të Kosovës nuk kanë vend në Drenicë, nuk ka vota për ta në Drenicë”, tha ai./Kallxo

Advertisement
Advertisement

You May Also Like