Hoxha: Zhvillimi rural, perspektiva e vendit

Ai impuls duhet të shfrytëzohet, duhet të krijohen kushte më të mira për jetesë në fshatra, të ndërtohen rrugë, ambulanca, dyqane… duhet të krijohen dhe plotësohen të gjitha kushtet themelore, atëherë njerëzit do të duan të shkojnë dhe të jetojnë nëpër fshatra. Këtu, si shtet, duhet të përqendrohemi më shumë. Ka fonde në disa ministri, agjenci, ka IPARD dhe fonde të tjera të BE-së që duhet të shfrytëzohen në maksimum dhe të drejtohen drejt zhvillimit më të madh rural dhe në agroturizëm, është shprehur ministri Arjanit Hoxha

Shkup, 7 shkurt – Përveç subvencioneve, prodhimi me kontratë është një mundësi e shkëlqyeshme që fermerët të kenë siguri në prodhim përmes blerjes së rënë dakord nga blerësi. Kështu ka thënë ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, ndërsa ka paralajmëruar se sivjet, planifikon të forcojë edhe më shumë prodhimin kontraktual, jo vetëm për kultivuesit e lulediellit, por edhe të misrit, grurit, të kultivuesve të rrepës së vajit (rrepa e kuqe), si dhe frutave dhe perimeve në bashkëpunim me industrinë e përpunimit.

“Ekziston interes si për prodhuesit kryesorë ashtu edhe për blerësit dhe industrinë e përpunimit, gjë që është e mirë sepse në këtë mënyrë rivendoset besimi dhe vendoset një partneritet midis të gjithë aktorëve në proces. Tashmë është e qartë për të gjithë, si për fermerët ashtu edhe për blerësit, se ata nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Ky proces ne si ministri dhe unë personalisht do ta mbështesim dhe do t’i inkurajoj fermerët të lidhin dhe të respektojnë marrëveshjet”, ka thënë Hoxha për Agrotim.mk, ndërsa ka siguruar se si Ministri e Bujqësisë, do të monitorohet i tërë procesi dhe nëse është e nevojshme – do të reagohet edhe në shumën e subvencioneve në mënyrë që të motivohen fermerët të përfshihen sa më shumë në prodhimin me kontratë.

Advertisement

Hoxha ka informuar gjithashtu se zhvillimi rural është përparësia dhe perspektiva e vendit. “Fatkeqësisht, në vitet e kaluara u neglizhua padrejtësisht, fshati nuk ishte i respektuar dhe i vlerësuar mjaftueshëm, ndërkaq turizmi (rural) i fshatit dhe ai i fermës ishte privilegj i një numri të vogël të turistëve vendas, kurse dhe më shumë për turistët e huaj që dinin saktësisht se çfarë është bukuria dhe thjeshtësia e jetës . Pandemia duket se hapi Portën Rurale, kështu që vitin e kaluar të gjithë pamë se çfarë bukurish, përparësish dhe mundësish ka vendi ynë. Ai impuls duhet të shfrytëzohet, duhet të krijohen kushte më të mira për jetesë në fshatra, të ndërtohen rrugë, ambulanca, dyqane… duhet të krijohen dhe plotësohen të gjitha kushtet themelore, e atëherë njerëzit do të duan të shkojnë dhe të jetojnë nëpër fshatra. Këtu, si shtet, duhet të përqendrohemi më shumë. Ka fonde në disa ministri, agjenci, ka IPARD dhe fonde të tjera të BE-së që duhet të shfrytëzohen në maksimum dhe të drejtohen drejt zhvillimit më të madh rural dhe në agroturizëm”, është shprehur ministri Arjanit Hoxha. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like