Hoxha: Nuk bëj politik me hallet e qytetarëve, të gjithë jemi të barabartë

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sonte është i ftuar në Emisionin “Arti i Financës” Me Xhumadije Ibraimi në Klan Maqedonia për të biseduar rreth Bujqësisë në kohën e pandemisë, përcjell nmk-post.com.

Arjanit Hoxha ka folur për çështjen e duhanit e cila kohës së fundit është aktuale në Maqedoni ku ai tha se gjat mandatit të tij  si ministër më shumë se 80 përqind të kohës është përkushtuar në zgjidhjen e problemit të duhanit.

“Prej mandatit tim 7-8 mujor më shumë se 80 përqind e kohës është përkushtuar pikërisht në zgjidhjen e problemit të duhanit dhe jam i bindur qw nw rast tw mos ishte ky angazhim i tillw, i drejtwpwrdrejtw i gjith ekipit nw ministri dhe gjith faktorwve qw janw tw lidhur, ne sot do tw ballafaqoheshim me shumw tw panjohura qw nuk do mund tw gjenim zgjidhje” tha Arjanit Hoxha nw emisionin Arti i Financws.

Advertisement

Më tej ministri Hoxha ka deklaruar se ai nuk bën politik me hallet e qytetarëve dhe se të gjithë për atë janë të barabartë.

“Në asnjë mënyrë nuk bëj politik me hallet e qytetarëve, për mua janë të gjithë të barabartë”, ka përfunduar Hoxha./NMK-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like