Hoxha: Jo e gjithë toka bujqësore shtetërore mund të shitet – ka kritere për këtë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha, i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat – M ka diskutuar rreth punëve në dikasterin që ai e drejton. Ministri Hoxha ka folur rreth tokave bujqësore.
“Eshte e limituar se nga çdo klasë e tokës bujqësore se sa përqind mund të shitet. Maksimumi i një klase bujqësore mund të shitet 50% dhe tash supozojmë ka dikush që posedon tokë shtetërore e cila është 100 hektar dhe e gjitha është e klasit të parë, atij nuk do t’i mundësohet të blehet e gjitha e klasit pare, në maksimum që mund të blehët është 50%. Kjo do të thotë që gjitha klasat dhe çdo klasë e shitur nuk do ta kalojë 50% në tërësi totale të tokës bujqësore dhe kjo është pikërisht një nga elementet kyçe që është vendosur për të ruajtur aspektin e qëllimit bujqësor që duhet ta respektoi shfrytëzuesi respektivisht blerësi në të ardhmen. Andaj edhe thirrja ime ka qenë për këtë arsye, është një process transparent ku duhet t’i përfshim të gjithë”, ka përfunduar Hoxha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like