Hasani kandidat për deputet i BDI-së: Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen

Estimated read time 1 min read

Ilir Hasani

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin se në këto zgjedhje parlamentare do të jem pjesë e listës së KANDIDATËVE PËR DEPUTET në Zonën 1, i dyti në rradhë, nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Pas Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, ju informoj se në zgjedhjet e 8 majit, do të jemë pjesë e listës së deputetëve të Frontit Europian!

Dua të falendoroj liderin tonë, z. Ali Ahmeti për besimin e dhënë, Kryesinë Qendrore si dhe
Këshillin e Përgjithshëm të BDI që votoi unanimisht këtë propozim.

Advertisement

Të dashur miq, kjo më mbush me përgjegjësi për një fitore bindëse, si dhe me elan për përkushtim për realizim të platformës tonë, e cila përcakton qartë se vendi duhet të ec drejt BE-së dhe të ndaj përgjegjësitë me partnerët strategjik NATO, SHBA dhe BE.

Bashkë do tia dalim, bashkë do të ndërtojmë të ardhmen.
Drejt fitores!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like